Alsat-M 2019-07-21T15:27:59+02:00
Procesi i pajtimit mes pushteti dhe opozitës është i vështirë dhe i njëjti nuk mund të japë rezultate brenda natës, thotë presidenti Stevo Pendarovski, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. Ai shton se se procesi i pajtimit nënkupton harmonizimin e qëndrimeve diametralisht të kundërta që subjektet politike kanë rreth çështjeve me interes shtetëror dhe jo amnistimin e zyrtarëve që kanë kryer vepra kriminale, edhe sikur të bëhet fjalë për vet kryeministrin Zoran Zaev. Edhe pse pohon se është në rrugën e duhur, ende nuk ka arritur të realizojë takim me kreun e partisë më të madhe opozitare, Hristjan Mickovski.
Nëse është e nevojshme unë mund ta them edhe publikisht se nuk kam asnjë qëllim as sot dhe as në pesë vitet e ardhshme të amnistoj Zoran Zaevin nëse ka kryer vepër kriminale, apo këdo qoftë nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në parti apo në Qeveri. Këtë mund ta them dhe t’i përmbahem deri në fund të mandatit”- është shprehur Stevo Pendarovski- President i R.M. së Veriut
Evi Shkopi
Loading…



