Presidenti i vendit Stevo Pendarovski nga nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare dy ditore në Gjermani, bëjnë të ditur nga kabineti i tij.
Pendarovski do të realizojë takime bilaterale me presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier si dhe ministrin e punëve të jashtme Heiko Maas.
Gjatë qëndrimit në Gjermani, Pendarovski do të jetë mysafir nderi në mbrëmjen e organizuar nga ana e institutit Aspen në Berlin.