Me ftesë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, nesër në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë shtetërore, Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Presidenti Pendarovski, do të pritet me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 12:00.
Pas takimit, është parashikuar një konferencë për mediat e dy homologëve.