Në një ceremoni solemne, presidenti Stevo Pendarovski ndau mirënjohjen “Unazën Inxhinierike” 12 studentëve më të suksesshëm, të cilët diplomuan nga fakultetet e disiplinave inxhinierike në vend. Presidenti Pendarovski pohoi se me dhënien e kësaj mirënjohjeje kontribuojmë në afirmimin e profesioneve inxhinierike dhe mund të krenohemi me rininë inxhinierike cilësore, e cila vlerësohet gjithnjë e më shumë si në vendin tonë ashtu edhe jashtë saj.
“Dua ta shprehi vullnetin tim që pjesa më e madhe prej jush do të fillojnë të avancohen dhe në aspektin profesional të realizohet qëllimi i tyre për profesionistë në vendin e tyre. Për këtë qëllim duhet t’i hapim institucionet tona shkencore dhe organet tjera shtetërore por para së gjithash odat ekonomike dhe kompanitë në të cilat inxhinierët e rinj të mund t’i realizojnë idetë e tyre të veprimit profesional dhe të rriten në karrierën e tyre.”,- tha presidenti i vendit, Stevo Pendarovski.
Në këtë ceremoni ishin të pranishëm inxhinierët e rinj nga mekanika, arkitektura, informatika, teknologjia, elektroteknika, bujqësia e pylltaria. Ata i premtuan presidentit dhe institucioneve të vendit që do të kontribuojnë në masë të madhe për ekonominë e vendit.
“Mund t’u premtojmë se besimin që na keni dhënë do ta arsyetojmë, do të mbesim të disiplinuar dhe të përkushtuar në kriteret e larta për përcjellje të zhvillimeve më të larta botërore dhe inovacione. Po ashtu do të japim përgjigje sfidave të reja dhe bashkërisht do të kontribuojmë që t’i zhvillojmë sferat e inxhinierisë në vend.”,- theksoi studentja fituese e “Unazës Inxhinierike”.
Presidenti Pendarovski po ashtu pohoi se siç ndodh në vendet e zhvilluara, edhe në vendin tonë, rëndësia e profesioneve inxhinierike do të jetë gjithnjë e më e përshtatshme dhe ato do të bëhen gjithnjë e më tërheqëse për të rinjtë. Të gjithë së bashku premtuan se tema e investimit te inxhinierët e rinj dhe të rinjtë në përgjithësi, të mos mbetet vetëm në nivelin e retorikës politike, por duhet të funksionojë në praktikë.