Duke komentuar një paraqitje televizive të liderit të opozitës, Hristijan Mickovski, i cili kryesisht ka folur për marrëveshjen me Greqinë, duke e quajtur kapitulluese për vendin, identitetin, gjuhën dhe kulturën maqedonase, koordinatori nacional për NATO-n, Stevo Pendarovski, i pranishëm në tubim së bashku me ish kreun e aleancës veri-atlantike , ka thënë se marrëveshja është më e mira e mundshmja që sipas tij garanton të ardhmen dhe identitetin maqedonas.
“Marrëveshja me Greqinë është reale dhe këtu nuk ka asnjë arsye që dikush nga ne të ndihet i turpëruar dhe i nënçmuar. Në këtë marrëveshje nuk ka asnjë pikë të vetme, nuk ka asnjë presje, asnjë fjali apo fjalë që mua dhe juve ju ndalon që nesër të quheni maqedonas, apo që do të na ndalojë të flasim në gjuhën tonë maqedonase”, ka deklaruar Pendarovski.
“Një shtet që garanton integritet dhe suverenitet dhe stabilitet ka mundësi për t’u zhvilluar sa më shumë, rezultati nuk do jetë i ngushtë por si vend do të përfitojmë shumë nga hyrja e vendit në BE dhe NATO dhe jemi të sigurtë se do të votojmë për”, ka thën kështu Pendarovski.