Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski gjatë ditës së sotme ishte për iftar te një familje nga Kondova e Shkupit.
Pendarovski ka qenë mysafir i familjes Tanallari dhe në fotografi shihet se si presidenti dhe familja presin iftar.
Ai në “Facebook” ua uroi të gjithë myslimanëve muajin Ramazan duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe ditë më të lumtura për të afërmit.
“Falënderoj familjen Tanallari në Kondovë për mikpritjen, e cila më mundësoi të jem pjesë e darkës së tyre të iftarit”, shkruan Pendarovski.
Fotot nga ky iftar kanë vërshuar internetin, kurse nuk ka qenë i vogël numri i atyre që presidentin Pendarovski e kanë krahasuar me presidentin turk, Taip Erdogan, si presidentë që parapëlqejnë iftare modeste në shtëpitë e tyre, para iftareve në hotele luksoze.
“Respekt i madh nga Kryetari i Maqedonisë Pendarovski për Muajin e shenjtë të Ramazanit”, ka shkruar Rexhepi në Facebook, duke bë krahasim mes Pendarovskit dhe Erdoganit.