Me sloganin “Bashkë përpara” kandidati për president Stevo Pendarovski në kuadër të fushatës zgjedhore do të promovojë dy, siç tha sot “qëllime më të rëndësishme politike edhe atë brenda shtetit të ekzistojë, ruhet dhe të avancohet kohezioni ndëretnik, në inkulzion të të gjitha bashkësive etnike në institucionet e sistemit, ndërsa në atë të jashtëm vendi patjetër të integrohet në strukturat euroatlantike.
Sipas tij, në këto zgjedhje sikur rrallë është i theksuar dallimi lidhur me qëllimet politike që secili kandidat presidencial dëshiron të arrijë.
“Maqedonia si shoqëri prosperuese, demokratike dhe e integruar dhe si shtet, është qëllimi im. Koncepti u oponentit kryesor politik është koncepti i cili çon në izolim, që dëshiron të anulojë të gjitha përfitimet që i kishim në dy vitet e kaluara. Luftojnë për anulimin e Marrëveshjes së Prespës, për anulimin e Marrëveshjes së Ohrit, bllokimin e rrugës drejt NATO-s dhe BE-së. Ne angazhohemi për Maqedoni të integruar në Evropë dhe shtet prosperues me kohezion të mirë ndëretnik brenda, ndërsa ata angazhohen për Maqedoni para vitit 2001, para Marrëveshjes së Ohrit ose minimum për Maqedoni të 10 viteve të Nikolla Gruevskit kur ishim të izoluar edhe në Ballkan, jo më gjerë”, ka deklaruar sot nga Shtabi qendror zgjedhor, Pendarovski.
Ai ka shtuar nëse nuk jemi demokraci nuk mund të arrijmë progres në integrimet, nëse nuk jemi në integrimet nuk mund të jemi demokraci brenda. Pa demokraci, shtoi ai, “nuk ka as edhe progres”.
Nga Shtabi qendror zgjedhor Pendarovski sot dëshiroi fushatë korrekte dhe transparente, pasi siç tha, “ajo do të jetë me rëndësi të marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në”.
Në pyetjen e gazetarëve se cilat janë pritjet për fushatën zgjedhore nëse evropiane apo vulgare, Pendarovski ka premtuar vetëm qasje pozitive, pavarësisht nëse nga pala tjetër do të ketë sulme joparimore ose ofendime.
“Duke i njohur dy kundër-kandidatët nuk pres goditje të ulëta. Në botën e teknologjive digjitale dhe të rrjeteve sociale nuk mund të garantohet për secilin nga mbështetësit dhe ndjekësit tanë, por ajo që nënkupton strukturë politike ajo më mban, nuk do të ketë sulme vulgare”, ka thënë ai.
Pendarovski ka informuar se përmes shtatë deri tetë tribunave të mëdha me qytetarët dhe tribuna të vogla ku do të bisedohet me numër të vogël qytetarësh, do të qartësojë çka është më mirë bashkërisht të bëhet për shtetin, do ta shpjegojë politikën e tyre, konceptin, vizionin dhe strategjinë për të ardhmen e vendit.
Ndryshe sot në profilin e tij Pendarovski e ka promovuar spotin e këngës “Të gjithë një këndojmë”, me të cilën e ka zyrtarizuar fillimin e fushatës.
Më vargjet “Të gjithë një këndojmë, sonte nga dashuria farë mbjellim, fusha me lumturi dhe plot korrje, një botë pa kufi për të jetuar”, kënga e Stevo Pendarovskit motivon, inspiron dhe dërgon porosi të fuqishme për bashkim, bashkëjetesë dhe të ardhme të vetme që e ka ky vend i shkëlqyeshëm.
“Video spoti bart mbështetje të fortë vizuale nga bukuritë e vendit tonë, majat malore dhe lumenjtë dhe muzgut maqedonas, Liqenin e shkëlqyeshëm të Ohrit, Krushevën revolucionare, Çarshinë e vjetër të Shkupit dhe traditat të cilët jetojnë ne të, heronjtë e sportit maqedonas dhe të tjera”, ka thënë Pendarovski.