“Do ishte katastrofale për shtetin tim nëse fillon ndryshimi kudoqoftë në Ballkan, mund të ketë domino efekt. Dëmi i parë kolateral do të jetë Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina”- ka deklaruar në intervistë për MIA, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shkruan Fakte. Ai thotë se është shumë e rrezikshme ajo që po planifikohet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Tezat në Tiranë dhe Prishtinë janë shumë të ngjajshme me korrigjimin ose fshirjen e kufinjve. Kjo, sipas definicionit, në Ballkan është gjë e rrezikshme.”- ka thënë përveç tjerash Pendarovski.


