Në gjithë angazhimin tim profesional të punës jam udhëhequr nga ideja të ndihmojë në proceset që sot e sollën shtetin deri te anëtarësimi i plotfuqishëm. Ju siguroj se si president i Maqedonisë së Veriut në mua dhe ekipin tim keni partner dhe mbështetës të gjithë asaj që do të jetë prioritet rajonal dhe global i Aleancës”, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm në Shkup me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg me Këshillin Veritatlantik.
Shefi i shtetit ka shprehur kënaqësi siç tha nga fakti që Këshilli Veriatlantik vjen në vizitë historike dhe periudhë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut.
“Besoj se keni një ditë të plotë pune, do të tentoj të jem konciz dhe të fokusohem në rekomandimet kryesore që mendoj se janë me rëndësi t’i theksoj. Periudhën e kaluar, si shtet kemi kaluar nëpër ndryshime të rëndësishme që hapën rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit të plotë në Aleancë”, ka thënë Pendarovski.
Jam i bindur, thotë ai, se të gjithë e vlerësojnë progresin demokratik dhe reformat e zbatuara në rivendosjen e rendit institucional dhe juridik të shtetit.
“Nuk do të doja t’i numërojë të gjitha reformat. Këtu vetëm do ta theksoj nënshkrimin e dy marrëveshjeve kyçe me fqinjët dhe miqtë tanë, Greqinë dhe Bullgarinë, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”, ka shtuar Pendarovski.
“Njëherësh e përshëndeta përcaktimin e Qeverisë së RMV-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes për arritjen e qëllimit si shtet i ardhshëm i NATO-s, Maqedonia e Veriut të ndajë dy për qind nga BPV për shpenzime në mbrojtje. Këtë qëllim do ta arrijmë deri më 2024”, ka thënë Pendarovski.
Ai ka thënë se, “jemi thellë të bindur se anëtarësimi në NATO i Maqedonisë së Veriut pozitivisht do të ndikojë në sigurinë dhe stabilitetin rajonal me çka ndikimi i faktorëve të jashtëm do të vihet në minimum”.
“Me këtë konstatim, më lejoni i nderuar sekretar i përgjithshëm dhe përfaqësues të përhershëm të shteteve anëtare, t’ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme dhe ndihmën që NATO na e ofron gjitha këto vite përmes formave të ndryshme si dhe përmes pranisë direkt në Maqedoninë e Veriut të Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup. Jam i bindur se së shpejti do të shihemi në selinë e NATO-s në Bruksel, të nderuar miq të Maqedonisë së Veriut, ju falënderoj për vizitën tuaj të sotme”, ka thënë Pendarovski./fab


