Gjykata Penale nuk e di se si të akuzuarit në rastin “Titanik” për manipulime zgjedhore, Nikolla Gruevski, Mile Janakieski, Gordana Jankulloska, Kiril Bozhinovski dhe Martin Protugjer kanë mësuar se cilët gjykatës vendosin për atë se cili prej tyre duhet apo nuk duhet të përfundojë në paraburgim. Gjykata Themelore Shkupi 1 njoftoi se Këshilli i parë i gjykatësve prej tre anëtarëve që vendosin, është shpërndarë, meqë gjykatëses Biljana Kocevska i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Ajo është zëvendësuar nga Xhaneta Betkoviq. Të premten në orën 17 e 20 minuta ka mbërritur kërkesë për përjashtimin e gjykatësit Darko Todorovski. Meqë ende nuk ishte vendosur për paraburgimin, gjykata sqaron se ka pasur hapësirë për përjashtimin e gjykatësit. Të premten 30 minuta para mesnate, në Këshill është vendosur gjykatësi Marin Stanevski në vend të Todorovskit.
Nëse për lëndën kundërthënëse tashmë është vendosur do të përpilohej procesverbal për këshillim dhe votim dhe gjykatësi Darko Todorovski do të jepte deklaratë me përmbajtje të tillë, ndërsa kërkesa për përjashtim do të ishte hedhur poshtë – thanë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Nga përbërja e parë e gjykatësve të cilët është dashur të vendosin për paraburgimet në rastin “Titanik” ka mbetur vetëm gjykatësja Dijana Grujevska-Ilievska. Gjykata Themelore Shkupi 1 bën të ditur se përveç gjykatësve askush tjetër s’mund të dijë se cili është epilogu i votimit. Ajo i vlerësoi si të pasakta të gjitha informacionet në opinion se rokadat e gjykatësve janë bërë meqë paraprakisht është shqiptuar paraburgimi.
As ushtruesi i detyrës kryetar i Gjykatës, as cilido gjykatës tjetër ose nëpunës gjyqësor nuk mund të dijë se çfarë mendimi kanë pasur gjykatësit, anëtarë të këshillit dhe nuk mund të japë çfarëdo informacioni në opinion lidhur me këtë – theksuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
Mbetet e paqartë se si kanë mësuar avokatët e të akuzuarve nëse Këshilli i Gjykatësve vendos se a duhet ose jo kreu i VMRO-DPMNE-së të përfundojë në burgun e Shutkës. Gjykata i referohet fshehtësisë dhe besueshmërisë në procedurën e vendimmarrjes, por në kumtesën për opinionin vlerëson se përgjigjet për atë se si është mësuar identiteti i gjykatësve, nuk i di, e as që ka koment për këtë.
Bojan Stojanovski