Zëvëndësministrja e Bujqësisë Ermira Gjeci, ka njoftuar këtë të martë se krahas prezencës së gripit të shpendëve te pulat është evidentuar dhe një rast i infektimit me influencën aviare te pelikanët.
“Kemi një rast të konfirmuar të Pelikanit në zonën e Prespës. Ju e dini se pelikanët janë konstatuar më parë në Greqi dhe në Maqedoninë e Veriut. Sa kemi marrë informacionin filloi plani i kontigjencës që parashikon monitorimin e zonës dhe nga kqyrja në terren u zbulua një pelikan i ngrodhur, i cili ishte i infektuar me influencën aviare”, tha Gjeci.
Gjeci siguroi konsumatorët se produktet në supermarkete janë të sigurta dhe nuk përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre, megjithëse shtoi se ka pasur një tërheqje të veyëve nga tregu.
“Është tërhequr e gjithë prania e vezëve nga tregu, megjithëse ne kemi thënë se nuk përbën rrezik. Kemi ndaluar tregtinë e shpendëve të gjallë. Në supermarket është e kontrolluar çdo gjë dhe konsumatori duhet të jetë i qetë”, shtoi ajo.



