Nëse Komisioni Evropian vendos të hiqet llogaritja verore dhe dimërore e kohës do të ishte logjike kjo të zbatohet edhe në shtet, duke marrë parasysh se BE-ja është partneri ynë më i madh i jashtëm dhe mbi 80 për qind nga eksporti ynë është drejtuar në tregun evropian, konsideron Oda Ekonomike e Maqedonisë.
“Që të mos ekzistojnë dallime në bashkëpunimin me kompanitë nga këto tregje konsiderojmë se zgjidhja e këtillë do të ishte logjike të zbatohet edhe tek ne”, deklaroi sot Biljana Gjurovska nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Peeva Gjurovska përkujtoi se zgjidhja ligjore që po zbatohet tek ne nga viti 1996 për përcaktimin e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës është bërë para së gjithash, për kursime më të mëdha të energjisë elektrike dhe shfrytëzim të dritës së ditës. Është vlerësuar se rezultate më të mira do të jepte fillimisht në sektorin e bujqësisë, por, siç theksoi, ka edhe sektorë të tjerë të prekur nga kjo zgjidhje.
Vendimi përfundimtar për heqjen e llogaritjes verore dhe dimërore të kohës duhet ta marrë KomisioniEvropian, në propozim të Parlamentit Evropian. Kërkohet të hiqet direktiva evropiane për ndryshimin e kohës dy herë në vit për shkak të, sipas arsyetimit, numrit çdoherë e më të madh të dëshmive për ndikim negativ ndaj bioritmit njerëzor, rritjen e aksidenteve dhe rënien e produktivitetit në vendin e punës.