Alsat-M 2019-07-16T11:20:08+02:00
Zëdhënësi i qeverisë greke, Steliot Pecas, në një intervistë dhënë për televizionin grek, ERT, ka thënë se Greqia nuk ka asgjë kundër fillimi të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në B, mirëpo shtoi se me hapjen e negociatave qeveria e re do të kujdeset që të zvogëlohen pasojat nga Marrëveshja e Prespës, siç tha ai, do të jetë shumë e vështirë që të ndryshohet kjo Marrëveshje apo të zhbëhet. Betejë e vërtetë do të zhvillohet gjatë bisedimeve ka thënë ai.
“Ajo që duhet të bëhet në kornizë të Marrëveshjes është që të zvogëlojmë pasojat në të dyja anët. Fillimisht, duke nisur me kampanjë në të gjithë botën për Maqedoninë e vërtetë, Maqedoninë tonë dhe mbrojtja e saj në të gjitha aspektet e gjithashtu edhe para BE-së, interesat e tona do të kënaqen atëherë kur do të bëhet çelja apo përfundimi i negociatave me vendin fqinjë Gjithmonë do të jemi aty dhe nuk do të lëshojmë mundësinë për veto kur është në pyetje interesi jonë” ka sqaruar zëdhënësi i qeverisë greke./Alsat
Loading…



