\
Parlamenti Evropian drejtoi kritika të ashpra ndaj presidentit Ivanov dhe kreut të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski. Gjatë seancës së mbrëmshme në të cilën u diskutua mbi raportin për Maqedoninë, eurodeputet bënë thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve dhe respektimin e shumicës parlamentare. Deputetët evropian shprehën shqetësim edhe ndaj përdorimit të retorikës nxitëse që sipas tyre cenon marrëdhëniet ndëretnike. Për shkak të krizës politike, Parlamenti shty sërish miratimin e raportit.
Sjellja e Presidentit maqedonas Gjorge Ivanov u kritikua nga BE-ja, SHBA-të dhe NATO dhe shumë liderë evropianë. Të gjithë i bëjnë thirrje që konform kompetencave të tij të mundësojë funksionimin normal të parlamentit dhe formimin e qeverisë. Qëndrimi i Ivanovit zbulon përkatësinë e tij partiake dhe stërzgjat krizën. Ka ende kohë që ai ta ndërrojë vendimin në përputhje me parimet e demokracisë parlamentare, ta kthejë paqen dhe besimin e ndërsjellë mes qytetarëve – deklaroi Ivo Vajgëll, raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian.
Jemi të shqetësuar për retorikën ndezëse ndëretnike të disa aktorëve politikë. Kjo përbën lojë me zjarrin me pasoja më të mëdha rajonale dhe duhet të marr fund menjëherë. Por vetëm formimi i shpejtë i qeverisë nuk mjafton. Ne do të këmbëngulim për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe reformave kyçë për sundimin e të drejtës – deklaroi Neven Mimica, komisioner evropian për Bashkëpunim Ndërkombëtar.
Presim që ti braktisin funksionet e tyre, të punojnë si opozitë e mirëfilltë, dhe ndoshta të kthehen pas 4 vitesh nëse kjo qeveri që duhet të formohet tash nuk punon mirë – tha eurodeputeti Knut Flekenshtajn.