15 May
Parlamenti Evropian (PE) as këtë javë nuk do të votojë për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë. Përveç rezolutës së Maqedonisë euro-parlamenti ka refuzuar të votojë edhe për Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe vendet e tjera nga procesi i zgjerimit. Votimi i rezolutës për këto vende ballkanike u anulua për shkak se ende nuk është rregulluar gjendja politike në këto vende.
Në shkurt të këtij viti, Komiteti për punë të jashtme (AFET) i Europarlamentit me shumicë bindëse e miratoi Rezolutën për Maqedoninë, e cila tani pret konfirmim në seancë plenare të PE-së, në të cilën e konfirmoi rekomandimin e kushtëzuar për hapje të negociatave për anëtarësim të shtetit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

