Kandidati i PDSh-së për kryetar të komunës së Tetovës, Bardhyl Dauti, sot së bashku me kandidatët për këshilltarë komunal, si dhe me anëtarët e shtabit të degës – Tetovë, qëndruan në Xhepçisht të Tetovës, me ç’rast biseduan me banorët lidhur me problemet e tyre të shumta, si pasojë e mosangazhimit të pushtetit lokal në këtë vendbanim.
Dauti akuzoi kryetaren e komunës për mosrealizimin e premtimeve për furnizim me ujë të pijshëm në fshatin Xhepçisht në vitin 2013, premtime që, sipas tij, i dhanë asaj besimin e votuesve. Gjatë mandatit të ardhshëm ai premton zgjidhjen e problemit me ujin.
“Problemi i ujit për pije meriton zgjidhje të veçantë dhe kujdes institucional nga ana e Komunës së Tetovës, përveç xhepçishtasve, ujë për pije duhet t’u sigurojmë të gjithë banorëve të Tetovës, normalisht ne në kuadër të kampanjës kemi një pik që thotë: bashkësia lokale vendos, ose lagjja vendos, nuk do të bëjmë asgjë për bashkësinë lokale pa e pyetur bashkësinë lokale. Në harmoni me qëndrimet e bashkësisë lokale do ta zgjedhim problemin me ujin për pije në Xhepçisht”,- deklaroi kandidati për kryetar në Tetovë nga PDSh, Bardhyl Dauti.
Një problematikë tjetër qe ka të bëjë me ujin, por dëmton edhe rendimentet bujqësore, është edhe gjendja e mjerueshme e kanalit në fshatin Xhepçishtë që shërben për vaditjen e tokës bujqësore.
Kandidati e vlerëson gjendjen e kanalit si skandaloze dhe jofunksionale, ndërkaq fajin për këtë ia lë mungesës së përgjegjësisë së administratës komunale për të mirëmbajtur hapësirat qe janë në kompetencë të komunës.
“Mungesa e vetiniciativës së administratës komunale, kryetares së komunës, ka bërë që ky kanal të jetë në këtë gjendje. Ky kanal duhet të pastrohet dhe të rregullohet shtrati i kanalit gjithsesi, vlerësimet janë që diku 60 mijë euro mund të kushtojë pastrimi dhe meremetimi i shtratit të kanalit në mënyrë që ky kanal të bëhet funksional për vaditjen e tokës bujqësore”,- tha kandidati për kryetar në Tetovë nga PDSh, Bardhyl Dauti.
Kandidati Dauti ka shtuar se “problemet me ujin i kanë detyruar qytetarët që me vetiniciativë të sigurojnë atë”.
Data 09.04.2026
Aktuale
- Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Kostadinovski: Askush s’do ta prek gjuhën shqipe!
- (VIDEO) Sistemi EES, regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE
- “Ishte ditë e nxehtë dhe s’kuptova asgjë”- Vrasja me shtizë e shqiptarit Klajdi Bitri, Prokuroria kërkon dënim më të rëndë për autorin tunizian! Çfarë ndodhi sot në Apel
- Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi ndalimi i daljes jashtë shtetit
- Merret vendimi për babain i cili sulmoi seksualisht vajzën 7 vjeçare në Gjakovë
- Nga nesër hyn në fuqi sistemi i ri EES: Regjistrimi digjital zëvendëson vulat në pasaporta për hyrje në BE
- BDI: Kryetari Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në vend
- Mickoski: Ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D po zhvillohet sipas dinamikës së parashikuar

