Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare, dje u mbajtën kuvende të rregullta të degëve të PDSH-së në Zhelinë dhe
Tearcë, njofton Shërbimi për informim i PDSH-së. Punimet e këtyre kuvendeve i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe kryetari i këshillit për organizimin e kongresit të partisë, Azem Sadiku. Në kuvendin e degës së Zhelinës, për kryetar të degës u rizgjodh Sali Ajdini, kurse në kuvendin e degës së Tearcës për kryetar të degës u rizgjodh Ruhan Iljazi. Gjithashtu në këto kuvende u zgjodhën edhe kryesitë e degëve, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare. Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i përshëndeti punimet e kuvendeve dhe potencoi se Partia Demokratike Shqiptare me aderimet e reja do të forcojë kapacitetet e saja partiake, si dhe do japë kontribut maksimal në lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit të vendit në NATO dhe BE.
Data 27.08.2025
Aktuale
- SPAK dhe Policia aksion për goditjen e korrupsionit në ndërtim, arrestohen 2 punonjës të IMT-së! 2 të tjerë në kërkim
- VMRO i kërkon Osmanit të japë llogari për Samitin e OSBE-së në vend të statuseve që nxisin përçarje
- Bashkim Bakiu: Shkupi nuk është vetëm Qendra e Karposhi por është Çairi, Saraji, Buteli, Gazi Baba
- Gashi: Edhe pa deputet rom, unë do të jem zëri i tyre në Parlament!
- Osmani: Po krijojmë Task Force të posaçme për fondet IPA
- Përplasja për Kushtetutshmërinë: Propozimi i Rashiqit dhe Kontestimi i Votimit për Rexhepin
- (VIDEO) FSSH: Fondi nuk i mbulon intervenimet private
- (VIDEO) Fillon ndryshimi i ligjeve për “Safe City”, Toshkovski: Telefoni ndalohet për këmbësorët dhe shoferët