Partia Demokratike ka denoncuar sot shkarkimin nga puna të tre kompozitorëve nga Radio Televizionit Shqiptar. Sipas kreu të Departamentit të Kulturës në Partinë Demokratike, Arben Skënderi shkarkimet janë bërë pa asnjë lajmërim, në kundërshtim të hapur me ligjin.
“Në valën e shkatërrimit të Radio Televizionit Shqiptar, tre kompozitorët e shquar Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari, të cilët kanë bërë histori në krijmtarinë tonë, pa asnjë lajmërim, në kundërshtim të hapur me ligjin si dhe në shkelje flagrante të integritetit te tyre profesional, pushohen nga puna pa asnjë mundësi reagimi apo alternativë për të vazhduar kontributin e tyre artistik.
Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Gëllci, shkatërron kështu gjithçka që është ndërtuar me aq mund, duke shkrire totalish redaksinë e muzikës, e vetmja strukture tejet e nevojshme për institucionin që mund të përballonte denjësisht kërkesat e produksioneve si dhe e vetmja strukture artistike që ende vazhdonte të mbikëqyrte kualitetin e krijimtarisë.
Denoncojmë fort veprimet e kësaj natyre të cilat pa asnjë konsultim, dëmtojnë rëndë punën e institucionit si dhe dinjitetin e tre kompozitoreve të shquar të cilët janë pjesë e historisë së këtij institucioni kombëtar e publik.
Kjo është një padrejtësi me të cilën komuniteti i artistëve dhe opinion publik nuk mund të pajtohen. Kjo është një arsye më shumë për të rezistuar përballë klikës që ka zaptuar CD pushtet, dhe një motiv për këdo që mbron vlerat, të bashkohet me protestën e madhe të 18 shkurtit”, tha Skënderi.
2 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)