Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur pasditen e sotme Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike.
Burime nga mbledhja e grupit bënë të ditur se nesër do të depozitohet në Kuvend projektligji për uljen e TVSH-së, nga 20 për qind në 6 për qind, shkruan Panorama.
Gjatë mbledhjes mësohet se Afred Rrushaj është shprehur se do të kërkojmë shfuqizimin e rregullit të paligjshëm për kufizimin e kohës se deputetëve sipas vullnetit të PS dhe jo sipas rregullores.
Kujtojmë që kreu i PD-së Basha ka dalë me 7 propozime për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, duke filluar nga heqja e taksës 240 lekë për litër karburanti, dhe uljen e TVSH-së për ushqimet nga 20 në 6 për qind.



