Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale do të konfirmojë se
nëse është parashtruar ligjërisht çështja për referendumet për emigrantët të caktuara në disa komuna në datën kur duhet të mbahen edhe zgjedhjet lokale, paralajmëroi sot zëvendësministri i Vetëqeverisjes Lokale Dejan Pavleski.
Sipas tij, mbajtja e referendumeve, së bashku me zgjedhjet, është simptomatike dhe i prish të dy proceset.
Pavleski nënvizon se referendumet dhe pyetjet duhet të shpallen dhe definohen në pajtueshmëri të Ligjit, posaçërisht kur bëhet fjalë për nivel lokal, ndërsa qytetarëve duhet t’u jepet shans dhe kohë të mjaftueshme që të njoftohen me pyetjet të cilave duhet t’u përgjigjen.
“Jemi të vetëdijshëm për gjendjen reale në terren. Më shumë komuna shpallën referendume për pyetjen identike: se nëse dakordohen qytetarët për akomodim dhe integrim të emigrantëve në territorin e tyre. Ajo çka është simptomatike është që të gjithë ato përputhen me mbajtjen e
zgjedhjeve lokale. Në këtë kuptim dëshiroj qartë të theksoj se qëllimi kryesor i një demokracie është që të organizojë zgjedhje në të cilat qytetarët do të munden lirshëm dhe pa pengesë të qartësohen,
ndërsa institucionet dhe shteti duhet të bëjnë gjithçka që ta mbrojnë këtë proces. Por, gjithashtu edhe referendumi është kategori kushtetuese për të cilën çdo demokraci funksionale duhet maksimalisht të kujdeset”, nënvizoi zëvendësministri, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para tribunës për zhvillim të barabartë rajonal.