Nikolla Vojminovskit, të akuzuarit për tentim-vrasjen e Zijadin Selës i ra të fikët në sallën e gjykatës, raporton TV SHENJA. Të akuzuarit e tjerë vrapuan për ta kapur pasi po binte në tokë, ndërsa pas tij reaguan edhe policët dhe avokatët. Vojminovski nga seancat e kaluara e njoftoi gjykatën se merr insulinë shkaku i sëmundjes së diabetit. Shkaku i gjykimit që po zgjat nga ora 10 e mëngjesit dhe shkaku i ajrit të rënduar në sallën e gjykimit e cila është përplot, Vojminovski u përkeqësua. Menjëherë erdhën ekipe të ndohmës së shpejtë. /SHENJA/
Data 24.02.2025
Aktuale
- Janevska: Trefishojmë mbështetjen financiare për aktivitetet shkollore kushtuar integrimit ndëretnik dhe tolerancës
- Investimet tek më të rinjtë janë një investim direkt në të ardhmen!
- Investimet në arsim vazhdojnë!
- Rritet 100% ndihma për të sapolindurit!
- Takime në Korçë, Elbasan dhe Tiranë me autorin e botimit të ALSAR-it, “Mësime rreth predikimit të Islamit”
- Kasami në Samitin B40 në Sofje: Angazhim për zhvillim ekonomik dhe kulturor rajonal
- Spitali “8 Shtatori” dhe aeroporti i Ohrit do të rikonstruohen, Qeveria shpalli projektet
- “Zhduket” Egli, Gjesti ngjall reagime teksa e kërkon nëpër shtëpi