Vendimi për Kishën Ortodokse të Maqedonisë (KOM-DO) kërkohet aq shumë vite, prandaj është i komplikuar dhe duhet të mendohet shumë mirë, deklaroi sot patriarku bullgar Neofit duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për atë përse kërkohet aq gjatë zgjidhje për KOM-in.
Patriarku Neofit nënvizohet se kjo çështje duhet të mendohet shumë mirë, ndërsa zgjidhja të sillet me shumicë dhe të gjitha kishat ortodokse të kenë pasqyrë të qartë për çështjen e autoqefalisë, që nuk ishte shqyrtuar në Tubimin e kaluar mbarëortodoks në Kretë. Sipas paralajmërimeve të peshkopëve bullgarë, nuk pritet përgjigje e shpejtë e KOB-it, por do të formohet komision i cili duhet t’i informojë kishat e tjera ortodokse dhe ta dëgjojë mendimin e tyre për kërkesën e KOM-DO-së.