Gjithsej 170,000 metër kub hedhurina të vendosura tek lokaliteti në afërsi të f.Falishë në Tetovë transportohen në Drislla, si pjesë e përgatitjes së terrenit, ku vitin e ardhshëm duhet të fillojë ndërtimi i stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, me qëllim të tejkalimit të problemit të ndotjes së rajonit me ujëra të zeza e industriale. Pastrimi dhe dërgimi i mbetjeve në Drislla dhe përgatitja e terrenit në Falishë financohet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe nga komuna e Tetovës me 2,3 milion Euro, kurse transportimin e mbetjeve në shumën prej 700.000 Euro e financon Norvegjia, në kuadër të projektit mbështetje nordike për përparimin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas zëvendës kryetarit të Qeverisë të obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, koordinimi i ndihmës së jashtme dhe shfrytëzimi i saj racional ka rëndësi të veçantë për projektet infrastrukturore të këtij lloji.
“Si koordinator nacional i ndihmës së huaj i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dua të shpreh kënaqësinë mbi suksesin e këtij projekti të madh e kompleks, tek i cili në vepër mund t’i shohim benefitet dhe t’i ndjejmë perspektivat e afrimit ton drejtë Unionit Evropian”, theksoi nënkryetari i Qeverisë Osmani, duke nënvizuar se qytetarët që gravitojnë në këto rrethina, do të përfitojnë mjedis jetësor më të pastër në fqinjësinë e tyre të drejtpërdrejt. “Këtë në vepër e dëshmon lidhshmëria dhe solidariteti i Unionit Evropian, me qëllimet e tij që të lidhen dhe t’i ndihmojnë qytetarët e vendeve-anëtare të ardhshme të Unionit, siç është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut, që nëpërmjet këtij procesi të transformimit, procesit të konvergjencës me shoqëritë evropiane, t’i përafrojnë edhe standardet e qytetarëve të ardhshëm të Unionit Evropian, përfundoi Osmani.
Sot në Norvegji janë vënë në funksion më shumë se 2700 stacione filtrimi, që mbulojnë rreth 85% të popullatës. Prandaj e dimë rëndësinë e kësaj mbështetjeje për përgatitjen e terrenit për ndërtimin e stacionit të pastrimit në komunën e Tetovës si dhe rëndësinë që do ketë ky stacion për banorët lokal si dhe për ekonominë në rajon”, deklaroi Geir Johansen, sekretar i parë i Ambasadës së Norvegjisë.
Pastrimi i lokacionit ka filluar në Mars të këtij viti dhe pritet në përfundojë në nëntor. Deri më tash janë transportuar rreth 90.000 metër kub hedhurina.
“Me ndërtimin e stacionit të pastrimit do të ndërpritet praktika e deritanishme e lëshimit të ujërave të zeza të patrajtuar në lumin Vardar dhe me këtë do të përmirësohet mbrojtja e mjedisit jetësor dhe shëndetit të popullatës në qytetin e Tetovës dhe rajonet përgjatë rrjedhës së lumit”, deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. Më shumë se 95.000 banorë të qytetit të Tetovës si dhe pothuaj e gjithë popullata e Maqedonisë do të ketë përfitime nga menaxhimi më i mirë i ujërave të zeza. Me këtë i plotësojmë qëllimet strategjike të parapara në strategjitë dhe planet e menaxhimit me ujërat në nivel lokal dhe shtetëror si dhe dispozitat e ligjvënies lokale me qëllim që trupat ujor të arrijnë “status të mirë” dhe të pengohet keqësimi i mëtejmë i statusit ekzistues të ujërave sipërfaqësor dhe nëntokësor”, nënvizoi Arifi.
Sipas dinamikës së paraparë të realizimit të punëve, vitin e ardhshëm duhet të fillohet me ndërtimin e stacionit të pastrimit të ujërave të zeza, që do të financohet nga fondet e UE në shumë prej 30 milion Euro. Me këtë do të sigurohet zgjidhje sistematike e problemeve me ujërat e zeza në komunë, e që do ketë ndikim në mjedisin jetësor si dhe në sektor të tjerë të ekonomisë.
Data 14.02.2025
Aktuale
- Neymar dëshiron të rikthehet në formë dhe të luajë përsëri për Barcelonën
- Mexhiti: Nuk e di ku është Artan Grubi, duke u arratisur vërtetoi se është fajtor
- Kuvendi i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrëdhënie pune
- Bedri Hamza: PDK merr përgjegjësinë për krijimin e institucioneve nëse partia e parë dështon
- Genta Ismajli ‘shokon’ fansat e saj, ndryshon totalisht pamjen
- Tripunovski: KB Pelagonia do të lirojë mbi 1.600 hektarë tokë bujqësore, e cila do t’u ndahet bujqve të vërtetë
- Klajdi Buza posedonte armë pa leje, si ndodhi ngjarja në Rinas! Policia e Shtetit jep detaje: 34 vjeçari qëlloi në drejtim të bluve nga brenda subjektit të tij!
- Ish-shoku me akuza të rënda për Gjestin: Pa karakter, akoma është në lidhje me Diellzën