“Qytetarët do të gëzojnë një qytet të pastër, ku mbeturinat do të grumbullohen dhe barten në deponinë rajonale Rusino në Gostivar.”
Nga KDP
Problemi me deponitë e egra në Maqedoni ka qenë i pranishëm gati në të gjitha qytete në Maqedoni. Edhe Tetova nuk ka qenë përjashtim. Me vite të tëra ciklikisht është shfaqur si problem për shkak të mungesës së një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe më afatgjate.
Ky problem është pranuar nga qevrisja komunale, ndërkohë që brenda kohës është kërkuar zgjidhje afatgjate për problemin. Nuk kanë munguar përgjatë kohës edhe protestat e qytetarëve për t’i dhënë fund deponisë së egër në hyrje të qytetit, e cila sipas tyre në mase të madhe kishte ndikuar në ndotjen e ambinetit jetësor. Autoritet e komunale në anën tjetër, gjatë tërë kohës kanë deklaruar se janë të angazhuar për njëzgjidhje të përhershme dhe se ky problem ka qenë i pranishëm me vite të tëra në Tetovë.
Pastrimi i deponisë ka qenë një ndër premtimet kryesore të kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifi. Ajo hyn në fushatën zgjedhore tashmë edhe me një problem jetik të zgjidhur për banorët e Tetovës. Mes zgjatjes së zgjidhjes, e cila sipas autoriteteve komunale, ka kërkuar kohë dhe angazhime institucionale, fundi i mandatit shënon pastrimin e tërësishëm të deponisë së egër në hyrje të Tetovës. Një problem më pak për qytetarët që gjatë tërë kohës kanë shfaqur shqetësimin e tyre për t’u gjetur një zgjidhje.
Komuna tashmë ka realizuar pastrimin dhe ka investuar në një pikë moderne për ngarkim –shkarkim të mbeturinave të cilat barten për në deponinë “Drislla”.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se në pikën e ngarkimit-shkarkimit tashmë shfrytëzohen katër kontejnerë, në të cilët grumbullohen mbeturina përgjatë 24 orëve .
Vendi në hyrje të Tetovës, i cili për gjatë kohë ishte i mbuluar nga mbeturinat tashmëështë pastruar tërësisht, ndërkohë qëështë mbuluar me truall dhe mendohet të jetë një park me gjelbërim.
Pikërisht, pas pastrimit të plotë të kësaj deponie, kryetarja aktuale e komunës Teuta Arifi, në fillim të fushatës për zgjedhjet e 15 tetorit, ka mbajtur një konferencë për shtyp, duke bërë të ditur se ky problem njëherë e përgjithmonë ka marrë fund.
“Premtuam dislokimin rrjedhimisht zhvendosjen e “Qendrës së ngarkim-shkarkimit” të mbeturinave të qytetit dhe jo vetëm që arritëm ta bëjmë këtë, por ndërtuam edhe një stacion modern i cili funksionon përmes kontejnerëve të mëdhenj në formë të mbyllur, nga ku do të bëhet shkarkimi dhe ngarkimi i mbeturinave për në deponitë rajonale”, ka thënë Arifi pas lëshimit në përdorim të stacioni për grumbullimine mbeturinave.
Ajo brenda kohës ka paralajmëruar se do të bëhen edhe investime tjera institucionale për trajtim sa më të mirë të mbeturinave, një problem që tashmë duket se ka gjetur zgjidhje të.
“Do të organizohet model modern i grumbullimit të mbeturinave dhe pastrimit të qytetit duke avancuar statusin e ndërmarrjes komunale për higjienë me qëllim të rritjes së efikasitetit në punë. Do të aplikohen edhe metoda të bashkëpunimit rajonal dhe motivohen investime të reja të koncesionimit ose partneritetit privat publik. Qytetarët do të gëzojnë një qytet të pastër, ku mbeturinat do të grumbullohen dhe barten në deponinë rajonale Rusino në Gostivar. Në të gjitha zonat e qytetit, do të vendosen kontenierë të mëdhenj e të vegjël që do të mblidhen dhe zbrazen çdo ditë të javës ndërsa rrugët dhe sheshet do të pastrohen me makineri moderne”, ky është zotimi tjetër i kryetares aktuale, Teuta Arifi, e cla synon edhe një mandat.
Problemi i trajtimit të mbeturinave mbetet një sfidë e madhe për të gjitha qytet në Maqedoni. Ndërkohë që për zgjidhje të qëndrueshme dhe gjihpërfshirëse me standarde europiane, nga Ministria e Mjedisit janë paralajmëruar bashkëpunime të shumta në nivele rajonale dhe në kuadër të Partneritetit Publiko-Privat. Në nivel shteti tashmë ka një strategji nacionale dhe program konkret i cili pritet të implementohet në të ardhmen në gjithë vendin.