Edhe kandidati i BDI-së për kryetar komune në Çair, Visar Ganiu ka shprehur vullnetin e tij duke votuar i shoqërua nga familja e tij, transmeton Express.
“Sot është një ditë festive dhe e gjithë popullata që ka të drejtë të votojë të dalin të votojnë në mënyrë të drejtë dhe të qetë ashtu siç ka qenë edhe fryma e fushatës zgjedhore. Verdikti i popullit duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë ka deklaruar kështu mes të tjerave Ganiu duke uruar të fitojë më i miri.