Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta sot në ora 12 realizoi të drejtën e votës në vendlindjen e tij në Gostivar.
I shoqëruar nga zonja e tij, Bejta pas aktit të votimit në prononcimin për mediat e pranishme shprehu bindje që qytetarët sot do të votojnë për NATO dhe BE, sepse votohet për ardhmërinë e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijnë.
“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Sot votohet për NATO dhe BE, votohet për ardhmërinë e familjeve tona, fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijnë. Shpreh besimin që sonte në mbrëmje do të festojnë të gjithë qytetarët, për shkak se vendi ynë do të jetë pjesë integruese e NATO-s dhe pjesë integruese e BE-së. Besoj që qytetarët do të dalin të votojnë masivisht për të shprehur qëndrimin për në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, Nevzat Bejta.
Bejta të drejtën e votës e realizoi në vendvotimin që ndodhen në shkollën fillore Bashkimi në qytetin e Gostivarit.
Data 12.09.2025
Aktuale
- 20-vjeçari nga Siniçani sulmohet fizikisht në vendin e tij të punës
- Mickoski për “Drisllën”: Është e çuditshme se si ndodhin gjëra të tilla në ndërmarrjet publike ku ka të punësuar nga BDI
- VIDEO/ Banda e ‘skifterëve’ shqiptarë bën namin në Mykonos, grabisin rreth 200 mijë euro bizhuteri e mall në 7 vilat e të pasurve! Arrestohet ‘koka’ e grupit
- Aliu: Digjitalizimi është një nga shtyllat kyçe për përmirësimin e sistemit shëndetësor
- Koreja e Veriut ekzekuton njerëzit që shikojnë filma të huaj, zbulon OKB
- Arrestohet gruaja nga fshati Bojanë në rajonin e Shkupit, dyshohet për ndërmjetësim në ushtrimin e prostitucionit
- BDI: Pse hesht Prokuroria për skandalin e ndërtimeve pa leje në Çair?
- Zjarri në Drislla, Mickoski: Të gjithë fajtorët do të dalin para drejtësisë