Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Arbana Pasholli, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të shumicës parlamentare për të hequr statusin juridik të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.
“Sikurse e paralajmëruam që në fillim, me qasje tinzare që tashmë është bërë praktikë, sot shumica parlamentare, me mbështetjen e VLEN-it, votoi për heqjen e statusit juridik të Inspektoratit,” deklaroi Pasholli.
Sipas saj, ky vendim përbën “një goditje direkte ndaj të drejtave gjuhësore” dhe “një hap pas në respektimin e barazisë në këtë shtet”.
Deputetja shtoi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut “meritojnë më shumë të drejta” dhe theksoi se ky veprim dëmton bashkëjetesën dhe vlerat demokratike.