As në festën ortodokse “E premteja e madhe”, nuk kishte paq në frontin e Ukrainës, ndërsa më vështirë ishte në Bahmut. Zyrtarët ukrainas thonë se raketat ruse kanë goditur qytetin Sllavjansk si dhe se po rritet numri i viktimave. Sipas mediave lokale së paku 5 njerëz kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur.
“Këtë javë nuk kalon asnjë orë para pashkëve dhe mos të ketë vrasje nga rusët. Ky vend është keqbërë dhe po humb”, u shpreh kryeministri Volodymir Zelensky.
“Ishim shtrirë në divan, dëgjuam një shpërthim, vrapuam në korridor. Erdhi përsëri, pastaj burri im hyri në banjë dhe na mbuloi. Filloi të shembej gjithandej dhe pllakat ti bien mbi kokën tonë. Fëmija vrapoi jashtë, pastaj erdhën ushtarët dhe na ndihmuan”, theksoi banori.
Kreu i grupit të mercenarëve Wagner, Yevgeny Prigozhin, i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin që të ndërpresë luftën në Ukrainë dhe të fokusohet në konsolidimin e pranisë ruse në zonat e pushtuara. Ndërsa minsitri rus i mbrojtjes Konashenkov, ka thënë se luftimet e ashpra vazhduan në zonën e Bahmut.
“Në drejtimin e Donetskut, luftimet më të ashpra vazhduan në zonën e Artyomovsk. Trupat e mbetura ukrainase kanë shkatërruar qëllimisht objektet e infrastrukturës së qytetit dhe blloqet e banimit në Artyomovsk pas tërheqjes për të ngadalësuar përparimin e trupave tona”, u shpreh ministri i mbrojtes ruse Igor Konashenkov.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka nënshkruar projektligjin për krijimin e një regjistri të vetëm të rekrutëve që u mundëson autoriteteve t’iu dërgojnë rekrutëve dhe rezervistëve, thirrje në mënyrë elektronike, duke rritur shqetësimet për valë të re mobilizimi për luftën në Ukrainë.
Ukraina do të marrë 5 miliardë dollarë të tjera ndihmë nga vendet e G7, sipas kryeministrit të Ukrainës Denys Shmyhal. Ai tha se marrëveshja vjen pas takimeve të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Zvicra gjithashtu do të miratojë 2 miliardë dollarë dhe Danimarka do të krijojë një fond special me vlerë 1 miliard dollarë.