Komisioni parlamentar për çështje të rregullores, mandatit dhe imunitetit sot në ora 15 do të mblidhet për të vendosur mbi kërkesat e gjykatës për heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve të akuzuar nga prokuroria për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit, lidhur me dhunën në Parlament më 27 prill të këtij viti.
Disa deputetë janë në mesin e 36 personave të cilët Prokuroria Themelore Publike po i ndjek për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, lidhur me ngjarjet e 27 prillit të këtij viti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit informoi se është hapur procedurë hetuese kundër 36 personave të involvuar në ngjarjet e përgjakshme nga hyrja e dhunshme në Dhomën Ligjdhënëse.
“Pas shqyrtimit dhe analizës së materialit të grumbulluar dëshmues, PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër 36 personave për shkak të dyshimit kryesor për vepër të kryer penale Rrezikim terrorist të dyshimit kryesor për vepër të kryer penale Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhesigurisë nga neni 313 i Kodit Penal.
Të paktën dhjetë vite burg parashikon neni 313 nga Kodi Penal i RM-së për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Për lejimin e turmës të hyjë në Parlament janë përmendur deputetë të VMRO-DPMNE-së, të cilët sot janë pjesë e të arrestuarve./Almakos