Florian Haçkaj ka reaguar përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook lidhur me zërat që përfliten se emri i tij do jetë një nga 3 kandidaturat e opozitës për zgjedhjet e pjesshme të Tiranës përballë socialistes Ogerta Manastirliu.
Reagimi tij vjen një ditë pasi partitë opozitare u dakordësuan për 3 kandidatë potencialë për të garuar përballë Ogerta Manastirliut të PS-së në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Tiranë. Kandidatë potenciale për Bashkinë e Tiranës janë Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj.
Në postimi e tij Haçkaj shprehet i nderuar që emri i tij është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ndërsa falënderon të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.
Ai thekson se çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.
“Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë”, ka shkruar ndër të tjera Haçkaj,
Reagimi i plotë në Facebook
Ndihem i nderuar që emri im është propozuar si një nga kandidatët e mundshëm të opozitës për Bashkinë e Tiranës dhe falënderoj të gjithë ata që e kanë sugjeruar dhe mbështetur këtë ide.
Ky nuk është vetëm një vlerësim personal, por edhe një njohje e rolit që Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka dhënë dhe mund të japë në forcimin e opozitës dhe në zhvillimin demokratik të vendit.
Çdo angazhim politik kërkon vendimmarrje të matur dhe përgjegjësi të lartë e një vendim i tillë mund të merret vetëm në rast të një propozimi zyrtar.
Opozita ka nevojë jetike për një figurë përbashkuese. Si Edlira Çepani ashtu edhe Ermal Hasimja janë personalitete që i vlerësoj dhe që do ta përmbushnin më së miri këtë detyrë.
Me respekt,
Florian Haçkaj