Pas mbarimit të takimit koordinues në Parlament, ku u vendos që kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërim të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, para medieve foli Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së.
“Edhe pse edhe kjo ishte një nga vargu i kërkesave të paarsyeshme nga VMRO-DPMNE, kemi pranuar që kryetari i Komisionit të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, me qëllim që të zhbllokohen proceset në Maqedoni me qëllim që as qytetarët e as legjislatura të mos mbahet peng nga ndonjë politikan apo parti politike në Maqedoni”, tha mes tjerash Spasovski, duke shtuar se kjo ky është një vendim i duhur pasi dëmet më të mëdha po u shkaktohen qytetarëve dhe ekonomisë së vendit./SHENJA/

