Kryetari i RDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Vesel Memedi ka “shtrënguar” duart me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.Takimi është zhvilluar në kuadër të vizitës së delegacionit parlamentar të Maqedonisë të udhëhequrnga kryeparlamentari Talat Xhaferi. Gjatë vizitës në Turqi delegacioni i Shkupit ka biseduar për avancimin e bashkëpunimit në nivel parlamentar dhe fusha të tjera.
Në rrjetet sociale është publikuar një informacion se, siç thuhet, memedi pas takimit me Erdogan, pas dy javësh do të takohet edhe me Kanclaren gjermane, Angel Merkel.
“Lajm nga Berlini-Angela Merkel ftesë Z.Vesel Memedi takim pas 2 jave”, shkruan në profilin e tij në Facebook, një i afërt i kyetarit të RDK-së. FLAKA