Ndihmës sekretari shtetëror amerikan Ves Miçell sot është në Athinë në takime me përfaqësues qeveritar grek.
Sipas paralajmërimeve Miçell me autoritetet greke do të bisedojë për thellimin e raporteve mes SHBA-ve dhe Greqisë, forcimin e bashkëpunimit bilateral, veçmas në sferën e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve. Edhe pse nuk ka konfirmim formal, pritet të bëhet fjalë edhe për kontestin e emrit mes Athinës dhe Shkupit. /Express/
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/pas-shkupit-micell-viziton-athinen-511813/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright