Pika e parë e seancës së Gjykatës Kushtetuese e paraparë për sot, është Rregullorja për mënyrën e formimit dhe punës së komisioneve shkollore, fshehtësia e materialit të testimit ekstern, mënyrës së kontrollimit të testeve nga ana e komisioneve shkollore, si dhe forma dhe përmbajtja e raportit nga testimi ekstern në shkollat e mesme i sjellur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës më 22 prill të vitit 2013, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Para disa ditëve qeveria e re largoi testimin ekstern për shkollat e mesme dhe fillore. Iniciativa për rishqyrtimin e gjashtë neneve nga ligji për arsim të mesëm, të cilët rregullojnë tashmë testimin ekstern të shfuqizuar, pas dy viteve do të gjenden në rend dite në Gjykatën Kushtetuese.