I ftuar në emsionin “Otvoreno-Hapur” në Tv 24, kryeparlamentari Talat Xhaferi u është përgjigjur pyetjeve nga qytetarët, ku ka folur edhe për atë se pas kalimit të Ligjit të gjuhëve se si do ti udhëheq seancat, përcjell FLAKA.
“Do ti udhëheq ashtu siç do të më lejojë ligji, pra në shqip, maqedonishte e kështu me radhë”, tha Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë.
Xhaferi më tej tha se Ligji për gjuhët nuk ka dalë nga Platforma e partive politike shqiptare, por “pos festum” mes partive politike pas zgjedhjeve parlamentare të dhejtorit nga viti i kaluar.