Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti i ka reaguar ashpër ndaj një postimit të Kryetares se Komunës së Tetovë dhe Nënkryetarës së BDI-së Teuta Arifit, e cila menjëherë pasi kishte mbaruar takimi mes Kryeministrit Zaev dhe Kryetarit te VMRO Mickovski , kishte bërë një sqarim ku thuhej Regjistrimi Shtyhet.
Bexheti e kishte quajtur Teuta Arifin “Zëdhënëse” të Zaevit dhe Mickovskit, duke ja kujtuar Teuta Arifit se vendi ku sillen vendime, e ligje është Kuvendi dhe jo zyra në Klubin e Deputeteve ku u takuan Mickovski dhe Zaev
Bexheti ka akuzuar BDI -në se ky vendim per shtyerjen regjistrimin me aminin e tyre, dhe se sqarimi i zonjes Arifi e cila e ka publikuar këtë informatë e dëshmon këtë.
Ja reagimi i Zëdhënësit të ASH Flakron Bexheti :
“”Zedhenesja” e Mickovskit dhe e Zaevit, Nenkryetarja e BDI-se dhe Kryetarja e Komunes se Tetoves, me shpejtesi e ndan lajmin se “regjistrimi SHTYHET (me te medhaja) edhe ate. Ndersa ne vazhdojme te mendojme se vendimet per kete çeshtje merren ne Kuvend nga deputet dhe gjithë partite politike dhe jo te “Klubi i deputeteteve” ne dhomen ku u takuan Zaev dhe Mickovski. Nga kjo kuptojme edhe njehere se ky vendim eshte marrë me aminin e Ali Ahmetit, i cili nëpërmjet Artan Grubit qe e ftoi takimin me partitë shqiptare (të cilin ne me shumë të drejtë e refuzuam) donin ta fusin edhe opoziten shqiptare ne kete lojë të flliqur! Turp!” ka thënë Bexheti.