Me 4 gusht të vitit 2021, Alternativa dega në Kumanovë ka reaguar për hapjen e tri gropave të mëdha përmes të cilave rrezikohej jeta e qytetarëve si dhe rëndohej trafiku në këtë qytet. Alternativa në Kumanovë e patë vendosur theksin në presionin urban që Maksim Dimitrievski i bënte qytetarëve shqiptarë sidomos në periudhën kur mërgimtarët shqiptarë ishin në vendlindje.
Afër një muaj pas mbajtjes së kësaj press konference dhe pas një presioni publik ndaj kësaj problematike, Maksim Dimitrievski, i shkarkuar nga partia e tij amë, LSDM-ja, ka vendosur që t`i mbulojë gropat.
Tashmë këto tri gropa të mëdha nuk janë rrezik për jetën e qytetarëve, por gjendja urbane nuk është si më parë. Rrugët ende janë të paasfaltuara, ndërsa tanimë po futemi në sezonin e vjeshtës ku do të kemi rënie të shirave, si dhe ka mundësi që të krijohet edhe baltë.
https://www.facebook.com/watch/live/?v=1487633461604781&ref=watch_permalink







