Pas pauzës së festave të fundvitit, nga mesi i muajit janar në gjykatën penale do të vazhdojë seanca për lëndët e PSP në të cilat të akuzuar janë ish funksionarë të VMRO-së, transmeton Zhurnal.mk
Kështu, më 17 janar në bankën e të akuzuarve do të ulen ish ministrja e punëve të brendëshme Gordana Jankullovska, ish kreu i kundërzbulimit Sasho Mijalkov, ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski dhe gjashtë të akuzuar tjerë për përgjimet e paligjshme në lëndën Target dhe Fortesa.
Për këtë rast deri më tani është mbajtur vetëm një seancë e cila është shtyrë për shkak të mungesës së një prej avokatëve. Ky rast do të jetë nga fillimi sepse gjykatësja Lenka Davitkova me ndarjen e re të orareve është vendosur në repartin për krim të organizuar për vepra penale të të miturve.