Ish ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov, ka kërkuar që policia të ndërmerr masa kundër UÇK-së e cila përmes një kumtese dërguar te Gazeta Lajm, dha ultimatum 72 orësh për faktorin politik shqiptar.
Trajanov i cili ishte partner i BDI-së edhe në qeverinë e Gruevskit edhe në qeverinë e tanishme të Zaevit, vlerëson se MPB dhe policia sekrete duhet të marin masa preventive pa marrë parasysh nëse “Komunikata numër 6” e UÇK-së është e vërtetë, ose e rrejshme. Në deklaratën e tij për Dojçe Vele, Teajanov ka përsëritur kërkesën që për Lagjen e Trimave të zbatohet hetim ndërkombëtar nga Maqedonia, Serbia, Kosova dhe Shqipëria, me ndihmë e ekspertëvve amerikanë dhe atyre të BE-së./Lajm
Portali është në pronësi të Almakos, lajmet dhe informacionet tjera nga portali nuk mund të kopjohen, të printohen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi. Për të shfrytëzuar informatat e këtij portali ju lutemi kontaktoni personat përgjegjës, ose shkruani në email-in oficial të portalit.
ALMAKOS MEDIA GROUP Adresa: Miroslav Krleza 14, 1000 Shkup, Maqedoni Veriore Tel/fax: +389 71 322 229 Email:[email protected] | [email protected]