Partitë e koalicionit qeveritar kanë rënë dakord në parim që në zgjedhjet presidenciale të shkojnë së bashku dhe të qëndrojnë pas një kandidati të përbashkët. Lajmi ka dalë nga strukturat e LSDM-së, ku mbrëmë u mbajt takim i liderëve të mbi 20 partive. Sipas deklaratës, u ra dakord që të vazhdonin konsultimet më të gjera brenda vetë partive, të cilat janë pjesë e koalicionit, për zgjedhjen e kandidatit të përbashkët të vendit, në interes të qytetarëve.
“Së bashku është vlerësuar se Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarëve të saj u nevojitet president i vërtet, partner i qytetarëve, partner i së ardhmes, i cili do të qëndrojë në anën e forcave progresive dhe Qeverisë në proceset që do të thotë përparim, e ardhme, ekonomi, anëtarësim në NATO dhe BE”, thuhet në deklaratën e LSDM-së. Me bllokun e partive shqiptare dhe të partive të tjera të koalicionit do të negociojë kryeministri Zoran Zaev

