Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Rama e konsideron si një hap historik, ndërsa thotë se të drejtat e shqiptarëve s’negociohen për karrige qeverie.
“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni”, është shprehur Rama në rrjetet sociale.
Në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare thuhet se “biem dakord për përkrahje të ndërsjellë të agjendës së përbashkët politike që parashikon realizimin e objektivave që vijojnë, në mandatin e ardhshëm qeverisës dhe/ose në çdo mandat tjetër pasues”
7 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)