Partitë shqiptare kanë bërë të qartë se derisa të jetë Nikolla Gruevski lider i VMRO-DPMNE, nuk do të ketë bashkëpunim dhe asnjë mundësi për bashkëqeverisje. Këtë qëndrim e shprehin edhe në BDI, duke theksuar se nuk duan koalicionim me Gruevskin, e këtë e kishte theksuar më parë edhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta.
“Ne si BDI e kemi thënë fjalën JO për presidentin e shtetit. Nga hulumtimet e mia, nuk kam takuar shqiptar që më ka thënë PO qeverisje me Nikolla Gruevskin, dhe të gjithë më kanë thënë JO qeverisje me Nikolla Gruevskin”, ka thënë Bejta në emisionin Click plus në TV21, duke shtuar që shqiptarët janë kundër Nikolla Gruevskit, dhe jo ndaj VMRO-DPMNE-së e cila si parti mund të reformohet dhe të bëhet parti e pranuar edhe për popullin shqiptar.
Edhe nga Lëvizja BESA kanë bërë të qartë se nuk duan koalicionim me BDI.
“BESA nuk hyn me Gruevskin me asnjë çmim. E kemi diskutuar dhe kemi një qëndrim të unifikuar, jo vetëm me Gruevskin por me ata që janë të inkriminuar – nuk mund të jemi në një tavolinë qeverisëse me ta”.
“Gruevski është anti-shqiptari më i madh dhe nëse shkojmë me të do të legjitimojmë të gjitha ato që i ka bërë ai”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i BESA, Afrim Gashi.
Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka thënë se ai nuk do të futet në qeveri me Nikolla Gruevskin.
”Jo, nuk do të futem në qeveri me Nikolla Gruevskin që më ka quajtur ‘indianc’, që së bashku me Ali Ahmeti më sjellin dy-tre inspektorë çdo ditë në komunën e Strugës dhe mi ka vjedhur mbi 2.5 milionë euro nga buxheti komunal. Unë nuk do të futem në qeveri me Nikolla Gruevskin dhe do të kushtëzojë qeverinë që do ta krijojë Zoran Zaev. I kam humbur zgjedhjet dhe për këtë nuk mundem ta bëj të gjithë platformën.”, kishte theksuar Sela.
Data 14.09.2025
Aktuale
- AKI: Tetori po afron! Referendumi gjithëpopullor do të vulos vullnetin e popullit për rikthim të dinjitetit!
- Mickoski: “Dikush ka interes” të shpërthejnë zjarre si në Trubarëvë, 4 janë arrestuar
- Ish-ambasadori i Holandës: Një reflektim mbi gabimet e krijimit të Gjykatës Speciale
- Miteva: Mickoski ishte në komunikim me të gjitha institucionet për shuarjen e zjarrit në Trubarevë
- PAMJET/ Pësoi infarkt, mbërrin me helikopter në Tiranë ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov! Ja si paraqitet gjendja e tij
- Sot protestohet në Hagë kundër Gjykatës Speciale
- Prokuroria Themelore e Shkupit ka njoftuar se po ndërmerr veprime lidhur me zjarrin në Trubarevë
- Serbia në prag të një konflikti të ri: A është lufta civile e pashmangshme?