22 May
Përfaqësuesit e partive politike me përjashtim të VMRO-DPMNE-sësërish sot realizuan një takim koordinues me krye-parlamentarin.Talat Xhaferi, por jo për caktimin e seancës për zgjedhjen e qeverisë apo të pikave tjera të pritshme si ato për zgjedhjet lokale apo anulimin e testimit ekstern. Sipas deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi në këtë mbledhje është diskutuar për formimin e komisioneve parlamentare të nevojshme për funksionimin e institucionit ligjvënës.
Domethënë të gjitha punët shkojnë në mënyrë paralele, edhe formimi i Komisioneve edhe ndryshimi që do të duhet të bëhet në ligjin përkatës për sa i përket zgjedhjeve lokale dhe të njëjtin kohë për formimin e qeverisë- tha Vesel Memedi Aleanca për Shqiptarët .
Se përfaqësuesit e partive politike kishin koordinim për vazhdimin e punës së Kuvendit dhe formimin e Komisioneve e vërtetoi edhe deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski.
Po, kemi biseduar për vazhdimin e punës së Kuvendit- tha OliverSpasovski, LSDM.
Në ndërkohë në Kuvend ishte edhe ish-kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski i cili iku nga kamerat duke thënë se nuk është i interesuar për koordinimin mes partive të shumicës së re parlamentare
Nuk kam deklaratë, nuk më intereson asgjë- tha TrajkoVeljanovski, VMRO – DPMNE.
Blerim Ismaili

