Dimal Basha ka mbajtur fjalimin e parë, pasi u zgjodh si kryetar i Kuvendit të Kosovës. Basha iu drejtua deputetëve duke thënë se pret që të gjithë të bashkohen për interesin kombëtar, e mbi të gjitha kundër Serbisë, që sipas tij, ka pretendime territoriale ndaj Kosovës.
“I bindur se ashtu siç ishim bashkë sa herë ka qenë në pyetje kombi ashtu do të qëndrojmë edhe përballë Serbisë, që ka pretendime territoriale ndaj shtetit tonë! Bëj thirrje për një Serbi të demokratizuar që na njeh si shtet të pavarur dhe në ndërtimin e gjeneratave mbi tolerancë.
Jemi për ndërtimin e urave, qofshin ato fizike ashtu edhe në komunikim. Si kryetar i Kuvendit pres të kemi dallime sepse e tillë është demokracia, por pres të bëhemi bashkë kur e kërkon interesi kombëtar. Pres të shoh debat po gjithmonë të udhëhequr drejt një Kosovë të fortë.“- tha ai.