Në sistemin tonë politik ekzistojnë si partitë e mëdha, ashtu edhe partitë e vogla. Çdo njëra prej tyre ka rolin, peshën dhe përgjegjësinë e saj. Partitë kanë për detyrë të mbështesin dhe mbrojnë vlerat demokratike dhe të drejtat e njeriut. Niveli i demokracisë për një vend fillon tek niveli i demokracisë që kanë brenda vetvetes partitë politike. Sa partitë tona mbrojnë interesat e qytetarëve, ajo shihet në integrimin e popullit drejt lirisë dhe demokracisë, pë të çuar zërin e tyre.
Nëse Partia politike duhet të funksionon si element për të mbështetur dhe ecur përpara populli, dhe se duhet të ndërmarrë e të nxit për të rregulluar shoqërinë, profesor dhe analistë të politikës thonë se politika luan rol të rëndësishëm në shoqërinë tonë.
Politologu Xhenur Iseni, thotë për Almakos se partia politike në shoqëri mund të punojë në përparimin e tyre, por partitë tona nuk nuk janë kujdesur për pupullin e tyre, aq sa është e nevojshme.
“Apsolutisht që një parti politike duhet të funksion si element integrues i popullit, ku përgjegjësia do të ishte në piedestalin më të lartë të partisë. Vetëm me përgjegjësi partia mund të jep kontribut për të rregulluar shoqërinë, vetëdijen dhe kulturën politike. Por, fatkeqësisht te ne partitë politike kanë dështuar në këtë aspekt dhe humbi “morali i llogaridhënës” ndaj qytetarëve? A thua mos vallë u vetkënaqën pa dallim subjektesh me të arriturat politike apo është përfituar tmerrësisht më shumë se që kanë menduar ekonomikisht dhe u janë verbuar sytë tani, siç thotë shkrimtari ynë Naimi Frashëri: “Janë verbuar e nuk shohin, të vërtetën nuk e njohin”.
Shkurt partitë politike deri më tani kur kanë qeverisur, shtetin e kanë shikuar si një kuzhinë ku të gjithë funksionarët kanë ngrënë në atë kuzhinë, por enët në të cilën kanë ngrën nuk i kanë larë, që domethënë të palarat mbesin ose ndryshe thënë nuk kanë marrë përgjegjësi për atë që kanë ngrënë, dhe për atë populli kohën e fundit u paraqit si vetëlëvizje dhe vetërregullim ku patëm protesta të shumta para se të rrënohej pushteti i kaluar, dhe i dënoi këta parti politike”, tha politologu Iseni.
Ai shtoi se populli duhet të vetëdijësohet për mos funksionimin e demokracisë, në vend. Dhe se kjo duhet të kërkohet nga vet ata. Sepse pupolli ka votën e tyre dhe zërin e vet. Me vullnetin e popullit zgjidhen aktorët politik ose vetë partia.
“Kjo që populli tanimë është “zgjuar” jep një pikë shprese se më nuk do të toleroj politikanët dhe partitë që nuk japin përgjegjësi. Mendoj se qytetarët tanimë e kanë kuptuar se për dështimet e demokracisë duhet ta kërkojmë përgjegjësinë te vetja. Nuk mund të kritikojmë institucionet demokratike nëse te të njëjtat kemi zgjedhur e deleguar persona që kanë mendësi autoritare të veprimit, ata nuk duan më mendësi bajraktarizmi por duan të funksionoj forca e trurit dhe jo e muskujve”, tha Xhensur Iseni, për Almakos.
Ndërsa,për profesor Xheladin Murati opinionin e tij është se politika duhet të përqëndrohet në interesat dhe emancipimin e shoqërisë e jo të përqëndrohen në interesat e tyre, ata duhet të lirohen nga mekanizmat politikaneske, ideologjike e partiake dhe vë theksin se janë vetë qytetarët, të cilët kanë marrë iniciativë për rregullimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe çështje të tjera, në kurriz të tyre, për një jetë më të mirë. Qytetarët përmes bashkëpunimit të tyre, kanë arritur të krijojnë organizata jo qeveritare, për të kërkuar të drejtat e tyre.
“Tendencat e reja, për të cilat jemi dëshmitar kohët e fundit flasin se populli është paraqit si vetëlëvizje dhe vetërregullim të marrëdhënieve, siç bëri revolucioni shumëngjyrësh. Pra, këtu kombinohen ndikimi dhe veprimi i dy faktorëve, midis të cilëve ndodhet qytetari dhe institucionet civile (OJQ etj.), si faktor social me imperativë funksionale – vetëlëvizje dhe vetërregullim”, thotë Murati
D.Kërluku
Almakos.com
.

