Partia në pushtet në Maqedoninë e Veriut LSDM-ja ka lëshuar sot një deklaratë kur rikujton ngjarjet e dy viteve më parë në Kuvend.
Partia në pushtet vlerëson se edhe me koston e vrasjes së deputetëve dhe luftës civile regjimi i VMRO-DPMNE-së refuzoi të lejonte një transferim paqësor të pushtetit.
“Atmosfera e nacionalizmit dhunës dhe linçimit që VMRO-DPMNE e ushqente prej muajsh rezultoi me një kërcënim terrorist ndaj sigurisë për të cilat tashmë ekzistojnë vendime gjyqësore efektive” theksohet në deklaratën e partisë.
Më tej theksohet se në këto zgjedhje mbështetja për kandidaten e VMRO-së Gordana Siljanovska Davkova është përkrahje për dhunën dhe “banditët e 27 Prillit”.
“Vota për Siljanovskën është një votë për kthimin prapa në kohët e errëta të regjimit represiv të VMRO-DPMNE-së. Qytetarët nuk do të lejojnë regj.imin e Gruevskit për t’u kthyer por gjithashtu do të konfirmojë avantazhin e Stevo Pendarovskit presidentit të ardhshëm të vendit” thuhet në deklaratën e LSDM-së.