Partia e Qytetarëve për Zhvillim Evropian e Bojko Borisovit po udhëheq në zgjedhjet parlamentare në Bullgari me 32.8 për qind të votave të fituar, karshi rivalit të tij kryesore- Partisë Socialiste Bullgare në krye me Kornelija Ninova, e cila ka fituar 28.4 për qind.
Këto janë të dhënat e para jozyrtare nga zgjedhjet në Bullgari.
Zgjedhjet e sotshme në Bullgari janë test për socialistët të cilët konsiderohen si të afërt me Rusinë, në tentim për të penguar që në pushtet të vijë përsëri partia Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë e Bojko Borisovit, i cili në dy mandate ishte kryeministër i vendit. /SHENJA/