Parlamenti holandez dha dritë të gjelbër që Maqedonia të fillojë bisedime me Bashkimin Evropian. Me vendimin e Parlamentit, Këshillit Evropian pritet të votojë “për” hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë gjatë takimit të caktuar për më 28 dhe 29 qershor, publikojnë mediat holandeze.
Një pjesë e tyre e citojnë Piter Omtcpit i cili është anëtar i grupit parlamentar i cili e kishte vizituar Shqipërinë në maj me qëllim që nga afër të njoftohet me situatën në atë shtet.
Në lidhje me Maqedoninë ai thotë se situata për hapjen e bisedimeve për anëtarësim është shumë e komplikuar për shkak të referendumit që pritet për sqarim për emrin e ri të shtetit.
Parlamenti holandez bllokonte hapjen e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Hapi është ndërmarrë para samitit të BE-së së javës së ardhshme kur Tirana pret të marr leje për fillim të bisedimeve për anëtarësim.
Më shumë se gjysma e deputetëve, 76 nga 150 përfshirë edhe deputetët të cilët e mbështesin qeverinë e kryeministrit Mark Rute bllokuan fillimin e bisedimeve të Shqipërisë me BE-në. Ata theksojnë se ekziston “shqetësim serioz rreth luftës kundër korrupsionit” Këshilli i BE-së për punë të përgjithshme të hënën dhe të martën do të shqyrtojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim të Shqipërisë dhe të Maqedonisë. Të enjten dhe të premten është takimi i shefave të shteteve dhe qeverive të anëtarëve të BE-së.