Parlamenti Evropian ka shtyrë për të tretën herë votimin e Raportit të Maqedonisë të vitit 2016, duke marrë si shkak krizën e thellë politike në vend. Nëpërmjet një komunikate të përbashkët, sot tre eurodeputetët ndërmjetësues të Marrëveshjes së Përzhinos, Kukan, Flekenshtajn dhe Vajgëll, i kanë bërë thirrje edhe një herë presidentit Ivanov që të respektoj vullnetin e shumicës parlamentare. Në të kundërtën, ata kanë paralajmëruar se prolongimet e mëtejme në formimin e Qeverisë do të kenë pasoja të pashmangshme.
“Ne ndajmë dëshirën e qytetarëve të Maqedonisë të shohim fund të krizës aktuale. Pamundësia për të formuar Qeveri gjatë dy javëve të ardhshme paraqet dështim të liderëve politik të vendit për të përmbushur dëshirat e qytetarëve të tyre. Edhe një herë do të rekomandojmë autoritetet politike në Parlamentin Evropian se votimi i Raportit të vendit të vitit 2016 është shtyrë për shkak të zhvillimeve gjatë dy javëve të ardhshme”, kanë reaguar eurodeputetët, përcjell SHENJA.
Duke përshëndetur zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri, ata kanë shtuar se kanë qenë të angazhuar për dy vite në emër të Parlamentit Evropian, të lehtësojmë dialogun mes liderëve politik për të mbështetur një mënyrë demokratike për të nxjerrë vendin nga kriza.
“Ne kuptojmë se Kryeparlamentari i ri do të informoj presidentin Ivanov që Kuvendi do të dëshironte që ai të rishqyrtoj vendimin e tij dhe të njoh se lideri I shumicës do të lejohet të formoj Qeveri pa prolongime të mëtejme. Ne presim që kjo do të çoj në zgjedhje e kryeministrit të ri gjatë dy javëve të ardhshme. I bëjmë thirrje Ivanovit të respektoj vullnetin e Kuvendit dhe të ndërpresë që të pengoj rrugën demokratike dhe dëshirën e qytetarëve të vendit për të parë fund të krizës”, thuhet më tej në reagim.
Sulmi ndaj Kuvendit ata e kanë quajtur sulm ndaj vullnetit demokratik të qytetarëve të vendit. Ndërsa, kanë shprehur mbështetjen dhe pritshmëritë e tyre që kryeparlamentari i ri menjëherë të ndërmerr plotësisht përgjegjësit e tij në interes të vendit dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Teuta Buçi /SHENJA/