Mbi 750 objekte të ndërtuar pa leje janë në Parkun Kombëtar Mali Sharr, vetëm në Komunë e Tearcë janë mbi 80. Ibrahim Dehari drejtor i PKMSH thote se të gjitha këta objekte janë të ndërtuara jashtë vendbanimve që, sipas tij, disa janë legalizuar por ka edhe të pa legalizuara.
Dehari kërkon nga komunat dhe institucionet përgjegjëse që të veprojnë sipas Ligjit për objektet që janë të ndërtuar pa leje.
“Ne arritëm që të bëjmë këtë evidentim dhe kemi një pasqyrë që brenda Sharrit, sa objekte kemi të ndërtuara ato janë objekte të ndërtuar në prona shtetërore, të legalizuara, disa të tjera të pa legalizuara, gjithsesi kemi edhe në prona private objekte, të legalizuar dhe pa legalizuar. Në bazë të hulumtimit që kemi bërë rezulton se brenda Sharrit kemi 769 objekte të ndërtuara jasht vendbanimeve. Është faza ku bisedojmë me komunat dhe institucionet tjera përkatëse, për të vepruar më tej. Të gjitha ato objekte që janë të ndërtuar pa leje të merren masat e duhura dhe të veprohet sipas ligjit”, u shpreh drejtori i PKMSH-së, Ibrahim Dehari.
Banorët e zonës s’i dijnë të drejtat në kuadër të parkut
Përpos objekteve pa leje që janë në Malin Sharr, problem tjetër është që banorët ende nuk e kanë të qartë se çka lejohet e çka ndalohet në Parkun Kombëtar. Nuhi Neziri, Kryetar i Komunës së Tearcës thotë se banorët kërkojnë që të jenë më të informur lidhur me të drejtat e tyre pas shpalljes së Malit Sharr Park Kombëtar.
“60% e territorit të Komunës se Tearcës, është pjesë e parkut Nacional. Kjo është një aset për komunën. Shpallja e Malit Sharr Park Nacional është një vlerë e shtuar. Nga qytetarët ka pasur shumë kërkesa për definimin e saktë të këtyre vijave ndarëse, midis zonave të interesit për të pasur më qartë, shfrytëzimim e pasurive që kanë brenda zonave”, theksoi kryetari i Komunës së Tearcës, Nuhi Neziri.
Drejtori i PKMSH Ibrahim Dehari tha se qytetarët i kanë po ato të drejta sikur që ishin para shpalljes së Malit Sharr Park Kombëtar.
“Parku kombëtar mbulon 60 % të territorit të komunës së Tearcës. E gjith kjo është e tillë megjithat, të drejtat e banorëve dhe të Komunës, që i kanë pasur deri më tani vazhdojnë edhe t’i kenë”, u shpreh Dehari.
Ndërkaq, për prerjen e pyjeve në Parkun Kombëtar Mali Sharr, Dehari, njoftoi se banorët duhet të bëjnë kërkesë deri tek zyrat e PKMSH.
“Çdokush që ka dokumentacion për pronën private do merr leje për prerje të drunjve, ku çmimi për 1m3 dru do jetë 280 denarë në prona private, ndërsa në atë shtetërore çmimi për 1m3 dru do jetë 800 denarë.”- sqaroi Dehari, duke shtuar se kanë evidentuar edhe disa zona ku si pasoj e zjarrit janë dëmtuar disa hektar pyje edhe atë mbi fshatin Sellcë dhe Lisec.
Këta drunj do të shfrytezohen nga banorët vendas.